Lajme
Burrë e grua të lidhur me LVV-në punësohen për një ditë në ujësjellës
Demokracia
11:53 | 26 Gusht 2023

Share:

Punësimet e familjarëve janë duke vazhduar në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Së fundmi, në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ”Prishtina” janë punësuar bashkëshortët, Fitim e Ajsere Sylejmani.

Fitim Sylejmani është punësuar si shofer në KUR Prishtina, ndërkaq bashkëshortja e tij, Ajsere Sylejmani është punësuar në qendrën e thirrjeve, po në këtë ndërrmarje.

Fitimi e Ajserja, janë nga fshati Konjuh i Komunës së Lipjanit, ku asamblistë është vëllai i drejtorit të KUR Prishtina, Fatmir Fetahu.

Nga 17 persona sa aplikuan gjithsej për pozitën e shoferit të kategorisë C në KUR Prishtina janë pranuar vetëm dy persona. Fitim Sylejmani dhe Berat Bulliqi, shkruan Paparaci.

Ndërkaq, listë shumë më e gjatë ishte për pozitën “Zyrtare në qendrën e thirrjeve”. Ndonëse lista ishte e gjatë, për këtë pozitë janë pranuar vetëm dy persona. Metij Seferi dhe Ajsere Sylejmani, gruaja e Fitim Sylejmanit, të punësuarit si shofer në të njëjtën ndërmarrje.

 

Nën menaxhimin e drejtorit Arsim Fetahu, që ka lidhje të ngushta me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, janë punësuar rreth 20 persona në dy muajt e fundit.

Të ngjashme