Arte
Bridgerton seriali me shikueshmërinë më të madhe në Netflix
Demokracia
09:37 | 28 Janar 2021

Share:

Yjet e serialit Bridgerton kanë falënderuar fansat pasi Netflix njoftoi se shfaqja ishte bërë “seriali më i madh ndonjëherë”, për shikueshmëri.

Netflix tha se 82 milion familje në të gjithë botën filluan të shikojnë serialin në 28 ditët e para të saj në internet, duke tejkaluar të gjitha parashikimet, raportojnë mediat e huaja dhe transmeton Demokracia.com

Drama arriti vendin e parë të shikueshmërisë në 83 vende, duke përfshirë SH.B.A., MB, Indinë, Francën dhe Brazilin.

Ylli i Bridgerton, Phoebe Dynevor e përshkroi lajmin si “krejt të çmendur”.

“Jam shumë krenare për ekipin e pabesueshëm që qëndron pas kësaj shfaqje! Dhe faleminderit njerëz që po e pëlqeni,” shkroi ajo në Instagram. /Demokracia.com

https://www.instagram.com/p/CKjra2WhlmE/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme