Lajme
Borrell: Rusia gjithnjë e më larg BE-së
Demokracia
14:21 | 27 Shkurt 2021

Share:

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka deklaruar se Rusia po shkëputet nga BE-ja dhe se presidenti rus, Vladimir Putin po përdor të gjitha mjetet, duke përfshirë këtu edhe dezinformimin për ta siguruar mbijetesën dhe për të luftuar opozitën.

Borrell në llogarin e tij në Twitter përmes një video flet për vizitën në Rusi dhe gjendjen aktuale atje, duke përmendur rastin Navalny, lufta ndaj opozitës që po bëhet atje dhe pozita Ruse e cila qëndron larg vlerave liberale dhe demokratike të Europës dhe i sheh si kërcënim ato për egzistencën e saj, përcjell Demokracia.com

“Rusia po shkëputet nga BE dhe presidenti Putin po përdor të gjitha mjetet, përfshirë dezinformimin, për të siguruar mbijetesën dhe për të luftuar opozitën”, ka shkruar Borrell.

Të ngjashme