Lajme
Bombardimet ruse nuk kanë fund, shkatërrohen 3 ura në Severodonesk
Demokracia
20:46 | 13 Qershor 2022

Share:

Tre urat që lidhin qytetin ukrainas të Severodonetsk me Lysychansk në perëndim të vendit janë bërë të pakalueshme për automjetet si pasojë e bombardimeve të rënda ruse.

Shkatërrimi i tre urave do të ndikojë në evakuimin e civilëve nga zona, sipas Serhiy Hayday, kreu i rajonit të Luhansk, shkruan CNN.

“Aktualisht është e pamundur të përdoren urat”, tha Hayday.

Shkatërrimi i urave i jep ushtrisë ruse një avantazh tjetër pasi linjat e furnizimit janë ndërprerë, tha Hayday.

Marrja e armëve dhe rezervave tani është “e vështirë, por jo e pamundur, tha ai.

Hayday tha se udhëtimi midis Severodonetsk dhe Lysychansk është ende i mundur, por nuk fut në detaje për rrethanat e sigurisë.

“Lysychansk tashmë është duke u bombarduar rëndë. Ata po shkatërrojnë gjithçka: si shtabet humanitare ashtu edhe spitalet. Por nga Lysychansk ka ende një mundësi për të evakuuar njerëzit dhe për të marrë mallra humanitare çdo ditë,” tha ai duke mos dhënë detaje se si mund të bëhet evakuimi ne urat e shkatërruara./abcnews.al/

Të ngjashme