Arte
Billie Eilish jep lajmin të cilin po prisnim të gjithë
Demokracia
18:06 | 02 Qershor 2021

Share:

Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, e ka bërë të ditur lajmin që gjatë ditës së sotme do të lancohet kënga e saj e re, “Lost Cause”, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

Përmes rrjeteve sociale, ylli i muzikës pop i ka paralajmëruar fansat se projekti i saj i fundit, që është pjesë e albumit të dytë “Happier Than Ever”, i cili pritet të lancohet së shpejti, do të publikohet në pasditen e së mërkurës.

Ky lajm vjen pak ditë pasi Billie dhe vëllai i saj producent, Finneas, paralajmëruan publikimin e një kënge të re nga ky album.

“Lost Cause”e shënon projektin e katërt muzikor, të cilin Eilish e ka ndarë nga albumi “Happier Than Ever”, pak para lancimit të tij më 30 korrik. Tri këngët e tjera ishin: “My Future”, “Therefore I Am” dhe “Your Power”.

https://twitter.com/billieeilish/status/1399757865536032774

Të ngjashme