Auto&Tech
Bill Gates-i befasuar prej teorive konspirative për të mbi pandeminë, i quan të çmendura dhe dashakeqe
Demokracia
14:30 | 30 Janar 2021

Share:

Themeluesi i Mircrosoft-it, Bill Gates, thotë se është befasuar për të keq prej teorive konspirative për të mbi pandeminë të shpërndara nëpër rrjetet sociale, për cka ka dhënë një shpjegim lidhur me to, shkruan Reuters, transmeton Demokracia.com

Në një intervistë dhënë Reuters, Gates thotë se me miliona publikime dhe teori të çmendura konspirative për të dhe për ekspertin e sëmundjeve infektuese, Anthony Fauci, kanë ngjarë frikë te popullata në këtë kohë pandemie.

“Askush nuk e ka parashikuar se unë dhe dr. Fauci do të bëhemi kaq të ‘famshëm’ dhe pjesë e këtyre teorive dashakeqe”, tha Gates.

Miliarderi Gates, përmes Fondacionit Bill&Melinda Gates kanë dhënë së paku 1,75 miliardë dollarë për të luftuar pandeminë Covid-19. Me këto para janë përkrahur disa kompani për prodhimin e vaksinës, diagnostifikim dhe trajtim të mundshëm të kësaj pandemie.

Teoritë konspirative, të shpërndara nëpër rrjetet sociale, thoshin se Gates e Fauci e kanë krijuar vetë pandeminë në mënyrë që t’i kontrollojnë njerëzit, se këta dy përfitojnë prej shpërndarjes së virusit, dhe se përmes vaksinës duan t’ua vendosin njerëzve mikro çipat në trup.

“Por, a u besojnë njerëzit këtyre teorive”, tha Gates. “Ne duhet ta edukojmë masën dhe ta kuptojë se kjo nuk qëndron”./Demokracia.com

Të ngjashme