Arte
Bienalja e Arkitekturës në Venecia: Kosova paraqitet me pavijonin ‘Containporary’
Demokracia
13:14 | 21 Maj 2021

Share:

Pavijoni i Republikës së Kosovës do të inaugurohet sot në kuadër të ekspozitës së 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Vendedikut.

Ekspozita e Kosovës në këtë Bienale tema e së cilës është “How will we live together”, titullohet “Containporary” e cila është ideuar dhe kuruar nga arkitekti dhe artisti Maksut Vezgishi, shkruan Demokracia.com.

Inaugurimi zyrtar i Pavijonit të Republikës së Kosovës do të bëhet nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ne Arsenale.

I pranishëm në inaugurim do të jetë edhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Lendita Haxhitasim.

Klikoni KËTU për të parë Pavijonin e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme