Sport
Besart Berisha zbarkon në Prishtinë, zbulon synimet e tij me bardhekatrit
Demokracia
22:13 | 17 Shtator 2021

Share:

Besart Berisha u zyrtarizua te Prishtina si “ëmbëlsira për fund”, pasi u pa si një nga goditjet më të mëdha në merkaton e këtij viti në futbollin vendor.

Berisha vjen në kryeqytet si golashënuesi më i mirë në futbollin e Australisë, dhe padyshim se do ta ndihmoj shumë Prishtinën pas fillimit të dobët të edicionit të ri.

36 vjeçari me të mbërritur ka deklaruar se qëllimi i tij me kryeqytetasit është të fitoj ndonjë trofe.

“Qëllimi im është që të fitojë ndonjë trofe me skuadrën e Prishtinës. I kam përcjellë disa ndeshje dhe mund të them që Prishtina e ka ekipën shumë të mirë. Jam gati për futbollin kosovar dhe do ta jap maksimumin tim”, tha ndër të tjera Berisha, për  RTK. /Demokracia.com

Të ngjashme