Sport
Besa Famgas në finale, fiton thellë ndaj Prishtinës
Demokracia
22:26 | 14 Maj 2022

Share:

Besa Famgas është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Besa në gjysmëfinale e kaloi Prishtinën, ndaj të cilës fitoi me rezultat të thellë, 50:35. Ndeshja u luajt të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Në të njëjtën palestër të dielën nga ora 17:30 është finalja me Kastriotin.

Vetëm fillimi i ndeshjes ishte i barabartë. Pejanët herët nisën shkëputjen dhe pas 30 minutave rezultati ishte 25:18 në të mirë të Besës. Në pjesën e dytë epërsia e Besës vetëm sa është rritur. Dallimi në cilësi, në bazë të asaj që kanë shfaqur skuadrat, ishte i madh.

Te Besa më i miri u shpall kapiteni Nikola Prce. Ai i shënoi 7 gola, sa i kishte edhe Denis Shabanoviq. Te Prishtina lojtari më i mirë u shpall Rron Ramadani. Më efikasi ishte Oltion Beshiri me 7 gola. /Demokracia.com

Të ngjashme