ShowBiz
Bella Hadid inspirohet nga Bernie Sanders?
Demokracia
11:46 | 27 Janar 2021

Share:

A ishin dorezat e thurura të senatorit të Vermontit inspirim për modelen e famshme Bella Hadid?

Duke pasur parasysh popullaritetin që fituan ato doreza si duket po, ato ishin inspirim nga Bernie Sanders, sipas mediave të huaja, shkruan Demokracia.com

Modelja u pa në rrugët e Parisit e veshur me një pallto të zezë të markës Prada, një çantë të zezë lëkure dhe çizme të ashtuquajtura ‘ushtarake’. Rreth qafës kishte të vendosur një shall shumëngjyrësh dhe në dorë ka një palë doreza po ashtu shumëngjyrëshe të cilat janë fokusi kryesor i veshjes së saj.

Kur shohim këto doreza menjëherë na shkon mendja tek dorezat e Bernie Sanders të cilat u bënë virale në internet.

Bella Hadid Takes a Mitten Style Cue from Bernie Sanders | Vogue

 

Bella po qëndron në Paris për shkak të javës se modës që po mbahet në kryeqytetin francez. /Demokracia.com

Të ngjashme