Sport
Befason djali i Ronaldos, shfaqet me fanellën e Real Madridit në një koncert
Demokracia
16:49 | 20 Korrik 2022

Share:

Cristiano Ronaldo është një trend këto ditë në tregun e transferimeve.  Sulmuesi legjendar portugez është në kërkim të një ekipi, pasi dëshiron të largohet nga Manchester United për një ekip të fuqishëm europian, që të luajë në Champions League.

Thuhet se ka disa skuadra që janë interesuar për Cristianon, duke përfshirë FC Bayern dhe Atlético Madrid. Për momentin, bavarezët e kanë refuzuar nënshkrimin e tij dhe portugezi nuk ka vendosur ende destinacionin e tij të ardhshëm.

Brenda këtij akumulimi thashethemesh, dje, Georgina Rodríguez, partnere e sulmuesit portugez dhe nënë e dy djemve të tij, mori pjesë në koncertin që këngëtarja Rosalía ofroi në ‘WiZink Center’ në Madrid, së bashku me të gjithë fëmijët e Cristianos.


Edhe pse prania e Georgina në koncert nuk është befasuese, në koncertin e djeshëm, Mateo, djali i vogël i Cristiano Ronaldos, ishte i veshur për Real Madridin, klubin në të cilin CR7 kaloi vitet e tij më të mira, si futbollist dhe një rival i përjetshëm i Atleticos.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga tifozët, si Real Madridi ashtu edhe Atléticos, të cilët këtë detaj të vogël e lidhin si një shkelje syri për të ardhmen e yllit portugez. Për të tjerë, kjo ishte thjesht një rastësi, kapricio e një fëmije.

Të ngjashme