Sport
Bayerni zyrtarizon blerjen e Sadio Manes, ja sa fiton Liverpooli
Demokracia
13:40 | 22 Qershor 2022

Share:

Sadio Mane është zyrtarisht futbollist i Bayernit të Mynihut.

Sulmuesi senegalez ka hedhur firmën në kontratë, dukë u larguar pas gjashtë vjetësh nga Liverpooli. Klubi anglez do të përfitojë 30 milionë euro plus 10 milionë në formë bonusesh për kartonin e 30-vjeçarit, të cilit i kishte mbetur vetëm një vit në kontratën me “The Reds”.

120 gola në 269 ndeshje, një Champions League të fituar dhe dy finale të humbura, një Premier League, një herë golashënuesi më i mirë i Premier League-s e shumë trofe të tjerë në palmaresin e sulmuesit senegalez.

Mané kishte mbërritur një ditë më parë në Bavari, duke kaluar testet mjekësore, më pas erdhi edhe firma në kontratë. /Demokracia.com

Të ngjashme