Sport
Batatina ndryshon synimet: Llapi do të jetë në katërshen e parë, do të reagojmë në merkaton e dimrit
Demokracia
15:42 | 09 Tetor 2022

Share:

Llapi ka shënuar fitore të ngushtë me rezultat 3:2 kundër Drenicës në kuadër të xhiros së dhjetë në elitën e futbollit kosovar.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren ndaj Drenicës.

“Ndryshimet në skuadër e duan kohën e vet. Kemi punuar që të kthehemi, të komponohemi. Kemi zhvilluar ndeshje të mirë, ndonëse kemi pasur disa gabime, sidomos në defanzivë. Më gëzon fakti që Festim Alidema shkëlqeu. Atij i është dashur kohë që të kthehet”, ka thënë Batatina për ArtSport.

“Gradualisht skuadra po e merr formën e vet. Jemi afër katërshes së parë. Do të bëjmë maksimumin. Drenica luan futboll mirë jashtë, luan me pasime të shkurtra. Pasuam dy gola edhe për shkak të pakujdesisë. Llapi ka potencial. Në janar do të reagojmë në disa pozita dhe prapë do të jemi në katërshen e parë”, ka shtuar Batatina./Demokracia.com/

Të ngjashme