Lajme
Bastiset një shtëpi në Kodër të Trimave nga ana e EULEX-it
Demokracia
09:30 | 14 Shtator 2023

Share:

Sot, qysh nga orët e hershme të mëngjesit, njësitet e Policisë së EULEX-t janë duke bastisur një shtëpi banimi në Kodër të Trimave në Prishtinë.

Sipas burimeve, shtëpia është e ish-pjesëtarit të UÇK, Behar Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës, duke pritur zgjidhjen përkitazi me apelin e tij kundër aktgjykimit të shkallës së parë.

Burimet gjithashtu pretendojnë se supozohet se do të ketë edhe arrestime.

Ekipi i Paparacit gjendet në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi informata edhe më konkrete.

Të ngjashme