Arte
“Baresha jem” e Edon Shilekut sjell një rrëfim ndryshe për aftësinë e dashuruarit përtej të zakonshmes
Demokracia
15:51 | 29 Prill 2021

Share:

Performuesi Edon Shileku me emrin artistik Zon ka publikuar këngën e tij të re ‘Baresha jem”, një këngë vjen si rrëfim për dashurinë dhe rrugën shpeshherë sfilitëse të realizimit të saj.

E performuar me një stil e një zhanër eksperimental, kënga e Zon vjen si një ndryshim dhe kënaqësi vokale e estetike, të cilën e ka prezantuar edhe me një videoklip, përcjell Demokracia.com

Sipas Edonit kënga “Baresha jem” është e konceptuar lidhur me pasojat e aftësisë së tij për të dashur shumë, karakteristikë kjo, që shpeshherë di të rëndojë ata që kanë tendencën e të përjetuarit më shumë se e zakonshmja.

Sipas tij muzika është platforma që më së shumti ka gjetur veten dhe arrin të shpreh më së miri ndjenjat dhe përjetimet e tij personale.

I pyetur për procesin e realizimit të këngës dhe videoklipit, Shileku shprehet se e ka kuptuar nga kjo përvojë se për të realizuar ëndrrat mjafton të duash shumë diçka.

“Në fillim të realizimit të këngës unë nuk e kam pas idenë se qysh kom me mrri me realizu në një mënyrë më profesionale të mundshme. Krejt çka kom mujte me bo ka qenë me e shkrujte tekstin edhe me e kriju melodinë. Gjithçka pas asaj ka rrjedhur vet, pa pikë problem”.

“Me këtë rast edhe e kom kuptuar që krejt çka duhesh me bo për me i realizu andrrat e tua është me e bo hapin e parë, gjithçka tjetër vjen vet”, ka thënë Edon Shileku për Demokracia.com

Me një kënaqësi të veçantë Edoni ka folur për procesin e realizimit të videoklipit, i cili ka ardhur me një koncept tërësisht të veçantë, me një performacë të shkëlqyer të realizuar nga një ekipë aktorësh me të cilët ai thotë se ka pasur një përvojë të mrekullueshme.

“Procesi ka qenë i mrekullueshëm, aktorët që luajnë në videoklip më kanë besuar shumë edhe i falënderoj e i dua shumë për përkushtimin dhe përkrahjen që më kanë dhënë”.

Ai ka veçuar sidomos punën me Agon Mehmetin “I cili ka qenë i mrekullueshëm me xhirimin e videoklipit, po shpresoj që do të vazhdojë të punoj me të edhe në projekte tjera”.

Si përfundim Zon ka treguar se është duke përgatitur një koncert live dhe një tjetër këngë, të cilën është në proces të realizimit e që ka titullin ICON./Demokracia.com/

https://www.youtube.com/watch?v=2aDuw3djkv0

 

Të ngjashme