Sport
Barcelona parakalon për festën e titullit të kampionit
Demokracia
19:28 | 15 Maj 2023

Share:

Barcelona ka nisur parakalimin në rrugët e qytetit për ta festuar titullin e 27-të të kampionit të Spanjës.

Për suksesin e arritur të dielën mbrëma, futbollistët e Barcelonës kanë parakaluar në rrugët e qytetit me autobus para mijëra shikuesve. Barcelona ka kthyer dominimin në futbollin spanjoll.

Barça të dielën mbrëma ka festuar titullin e parë që nga viti 2019. Barcelona të dielën mbrëma fitoi 4:2 në udhëtim ndaj Espanyolit. Katër xhiro parafundit i ka 85 pikë, 14 më shumë se Real Madridi.

Të ngjashme