Arte
Balerina ruse interpreton ‘Liqenin e Mjellmave’ në temperaturë -15 gradë Celsius
Demokracia
14:16 | 08 Mars 2021

Share:

Balerina ruse, Ilmira Bagrautinova intepreton “Liqenin e Mjellmave” në -15 gradë Celsius.

Një balerinë ruse nga Teatri Mariinsky e veshur me kostum balerinash ka interpretuar skena nga “Liqeni i Mjellmave” së Çajkovskit… vetëm se jo në skenë, por në Gjirin e ngrirë të Finlandës.

Kjo është mënyra e Ilmira Bagrautinova për të kundërshtuar ndërtimin e një porti në Batareinaya Bay, një plazh i njohur rreth 100 km në perëndim të Shën Petersburgut, qyteti i dytë më i madh i Rusisë.

Bagrautinova vallëzoi në -15 gradë Celsius dhe postoi videot e saj në internet. Ajo shpreson që performanca e saj do të shpëtojë mjellmat e vërteta që rriten në këtë gji. /Demokracia.com/

Të ngjashme