Arte
“Baby Done” filmi që trajton presionin e shkaktuar nga mediat sociale për nënat e reja
Demokracia
13:41 | 20 Janar 2021

Share:

Presioni që përjetojnë nënat e reja, për t’u paraqitur si të përsosura në mediat sociale është tematika e një filmi të ri komedi të quajtur “Baby Done”, raporton Demokracia.

Filmi është produksion nga Zelanda e Re, i shkruar nga Rose Matafeo, e cila është skenariste edhe e serialit të BBC Three Starstruck, që po ashtu luan karakterin kryesor të filmit Zoe.

Zoe dhe i dashuri i saj Tim, që luhet nga aktori i Harry Potter Matthew Lewis habiten kur marrin lajmin që do të bëhen prindër.

Por përderisa Tim e merr lajmin me qetësi dhe i gëzohet idesë së të qenit baba, Zoe e përjton idenë e amësisë me ankth, si një përfundim të të papriturave dhe aventurave në jetën e saj.

Në mënyrë që të arrijë të realizojë gjërat që i kanë mbetur peng e që duket sikur pas bebes nuk do të ketë mundësi t’i bëj, Zoe harton një listë me gjëra që duhet të bëj para lindjes.

Matafeo thotë se pasi filmi u lansua në Zelandën e Re, shumë gra e gjetën vetën në histori, duke rrëfyer se kishin patur dyshimet e Zoe për amësinë dhe kishin ndjerë presion të bazuar në imazhin që portretizojnë mediat sociale për nënat e reja./Demokracia.com

Të ngjashme