ShowBiz
Babai i këngëtares së famshme ka vdekur nga përplasja e një makine
Demokracia
12:03 | 15 Shkurt 2021

Share:

Babai i Nicki Minaj ka vdekur nga goditja e një shoferi i cili e ka goditur dhe ka ikur.

Në një deklaratë policia thotë se Robert Maraj ishte duke ecur përgjatë një rruge në Long Island të premten mbrëma kur u godit, transmeton Demokracia.com

Pasi shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, 64-vjeçari u dërgua në spital ku u shpall i vdekur të nesërmen.

Zyrtarët nga Departamenti i Policisë së Qarkut Nassau thonë se “hetimi po vazhdon”, dhe reperja nuk ka thënë asgjë publikisht akoma.

Në deklaratë nuk u tha që Robert Maraj ishte babai i Nicki Minaj, por një zëdhënës i policisë konfirmoi për AFP se ai ishte babai i saj.

Reperja, emri i vërtetë i të cilës është Onika Tanya Maraj-Petty, lindi në Trinidad dhe Tobago dhe u rrit në lagjen Queens të New York City.

Ajo është nominuar për 10 Grammy, fitoi pesë MTV Video Music Awards dhe theu rekordin për më shumë hyrje në Billboard Hot 100 nga një artiste solo femër./Demokracia.com

 

Të ngjashme