Lajme
Irlanda konfirmon se këtë muaj do ta njohë Palestinën
Demokracia
13:57 | 15 Maj 2024

Share:

Ministri i Jashtëm i Irlandës, Michael Martin, ka thënë se vendi i tij do ta njohë shtetin e Palestinës para fundit të majit, por nuk përmendi ndonjë datë.

“Ne do ta njohim shtetin e Palestinës para fundit të muajit” – tha kryediplomati irlandez, i cili gjithashtu e mban postin e zëvendëskryeministrit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në mars, udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Sllovakisë dhe Maltës thanë në një deklaratë të përbashkët se qëndronin të gatshëm për ta njohur shtetësinë palestineze.

Javën e kaluar, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Spanja, Irlanda dhe Sllovenia planifikonin që të njihnin një shtet palestinez më 21 maj dhe kishte shtuar shembullin e tyre mund ta ndiqnin edhe shtete të tjera.

Sidoqoftë, ministri irlandez nuk përmendi ndonjë datë.

“Data specifike është ende e paqëndrueshme, sepse ne akoma jemi në diskutime me disa shtete për aspektin e një njohjeje të përbashkët të një shteti palestinez” – tha ai.

“Do të bëhet e qartë në disa ditë të ardhshme sa i përket datës specifike, por do të jetë sigurisht para fundit të këtij muaji. Do t’i pres diskutimet sot me disa ministra të jashtëm për aspektin e hollësisë speficike përfundimtare për këtë” – shtoi ministri Martin.

Të ngjashme