Lajme
Azemi letër të hapur Kurtit dhe Muratit, paralajmëron protesta
Demokracia
12:45 | 03 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, u ka dërguar letër kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, me kërkes të një takim të përbashkët me të dy qeveritarët.

Në letrën e publikuar nga Azemi në rrjetin social Facebook, kërkohet takim lidhur me çështjen e stimulimit të punëtorëve privatë nga pakoja për luftimin e inflacionit.

Azemi thotë se kanë kërkuar heqjen e kushtëzimit që e kanë bërë me kompaninë. Poashtu, ai thotë se nesër duke filluar nga ora 09:30, e njëjta sindikatë ka takim të jashtëzakonshëm lidhur me mos-pagesën e stimulimit për punëtorët e sektorit privat nga pako e Qeverisë Kurti.

“Nëse nuk lëviz asgjë, nesër ky tubim sigurisht do të marrë vendim për fillimin e protestave e në veçanti do të dëmtoheshin spitalet, pa ne ju presim dhe ju lusim q♪7 mos të na e impononi që kjo të ndodhë, ne kërkojmë pagesën”, përfundoi Azemi.

Të ngjashme