Lajme
Avokati Sejdiu: Biznesi ka nevojë të mos ketë pëngesa, po bëjmë hapa mbrapa
Demokracia
21:15 | 28 Mars 2024

Share:

Avokati i njohur Korab Sejdiu ka kritikuan qasjen e qeverisë në fushën e zhvillimit ekonomik të vendit. Sejdiu theksoi në Pressing pengesat e mëdha që po përballen bizneset dhe industritë në Kosovë në përpjekjen e tyre për të operuar pa kufizime.

Sejdiu theksoi një nga problemet kryesore që po ballafaqohet në këtë drejtim, duke e përmendur procedurat për regjistrimin e bizneseve.

“Një qeveri e cila dëshrion të ketë zhvillim ekonomik është ajo e cila ia mundëson një biznesi ose industrie me operu pa pëngesa. Biznesi ka nevojë të mos ketë pëngesa. Ne jemi duke bërë hapa mbrapa në disa raste sic është rasti për regjistrimin e bizneseve ku tash një investitor i huaj tash duhet të vij këtu, tek notei me sjell një krah dokumenta thjesht për të bërë një ndryshim aq të zakonshëm siç është ndryshimi i drejtorit. Kjo është ajo që po e dërrmon ekonominë dhe po vazhdon në atë drejtim.” – tha ai.

Të ngjashme