Lajme
Avionët rusë marrin rrugë të gjatë për të shmangur hapësirën ajrore të BE-së
Demokracia
11:31 | 28 Shkurt 2022

Share:

Linjat ajrore ruse po detyrohen të marrin një rrugë rrethrrotullimi nga enklava e saj Kaliningrad në Detin Baltik pasi vendet e Bashkimit Evropian mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët e Rusisë.

Kaliningrad, një tokë prej 15,000 km katrore që i përket Rusisë, ndodhet 300 km në perëndim të kontinentit dhe është vendosur midis vendeve baltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Në vend që të fluturojnë drejtpërsëdrejti mbi Letoni dhe Lituani, aeroplanët rusë tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petersburgut, pastaj rreth bregut të Baltikut.

Kanadaja është bërë vendi i fundit, së bashku me vendet e BE-së dhe Britaninë së Madhe, që ndalon avionët rusë nga hapësira e saj ajrore.

Në një masë hakmarrëse, linja ajrore kombëtare ruse Aeroflot ka thënë se po anulon të gjitha fluturimet drejt destinacioneve evropiane./Demokracia.com/

Të ngjashme