Arte
Avatar rifiton titullin si filmi me fitimin më të lartë
Demokracia
15:33 | 16 Mars 2021

Share:

Avatar ka rikthyer filmin me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave në sajë të rilansimit të tij në Kinë.

Avatar debutoi në vitin 2009 dhe mbajti titullin global si filmi me fitimin më të lartë për një dekadë, derisa u tejkalua nga Endgame i vitit 2019.

Pas rilansimit të tij në tregun më të madh botëror të shikimit të filmave në Kinë shitjet kaluan shifrën prej 2.8 milionë dollarë në fundjavë.

Kina ka qenë tregu i filmave me performancën më të lartë që nga bllokimet e pandemisë.

Drejtori i Avatar, James Cameron mori rreth 4 milionë dollarë vetëm të premtën që e bëri të kalonte filmin Endgame, sipas Walt Disney e cila zotëron  të dy filmat pasi kompania bleu pasuri nga Fox në 2019. Ajo gjithashtu zotëron filmin Titanik, i cili është i treti në listën e filmave me fitimin më të lartë.

Cameron aktualisht është duke punuar në katër vazhdime të Avatar. Filmi tjetër, i cili është vonuar disa herë, aktualisht është planifikuar të dalë në dhjetor 2022. /Demokracia.com/

Të ngjashme