Sport
Ashtu siç raportoi Demokracia.com, Llapi konfirmon se “Varvari” nuk do udhëtojnë në Prishtinë
Demokracia
20:19 | 13 Korrik 2022

Share:

Ashtu siç raportoi Demokracia.com më 11 korrik, tifozët malazezë të Buducnostit të Podgoricës nuk do të udhëtojnë në Prishtinë për ndeshjen e kthimit kundër Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Llapi para pak çastesh njoftoi se për shkak të mospjesëmarrjes së tifozëve malazezë në Prishtinë, biletat për sektorin e Jugut do të dalin në shitje dhe se çmimi i tyre kushton vetëm një euro, raporton Demokracia.com.

“Ju njoftojmë se përshkak të mos pjesëmarrjes së tifozëve të ekipit mysafir, do të ketë në shitje edhe bileta për Sektorin e Jugut, të cilat kushtojnë vetëm 1 Euro. Për lokacionin e shitjes së tyre do njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.

Përkundër provokimeve të shumta në distancë për udhëtim në Prishtinë, tifozët e Buducnostit nuk kanë bërë fare kërkesë për bileta për këtë sfidë të rëndësishme që luhet të enjten mbrëma.

Demokracia.com raportoi ekskluzivisht më para dy ditësh se tifozët nga kryeqyteti i Malit të Zi nuk kishin bërë kërkesë për bileta, anise Llapi ua kishte ndarë disa.

Ekskluzive: Tifozët e Buducnostit nuk bëjnë kërkesë për të ardhur në Prishtinë për ndeshjen kundër Llapit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina gjatë ditës së sotme konfirmoi se rreth 10 mijë bileta janë shitur për këtë duel.

Kujtojmë se tifozët e Buducnostit të Podgoricës në takimin e parë kishin sulmuar me gjësende bankinën llapjane si dhe kishin bërë fyerja kundër shqiptarëve duke përcjellur me koreografi nacionaliste serbe./Demokracia.com/

Të ngjashme