Sport
Caktohet stadiumi se ku do të luhet finalja e Kupës mes Ballkanit dhe Prishtinës
Demokracia
13:15 | 17 Maj 2024

Share:

Tashmë dihet edhe arena se ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futboll.

Ballkani dhe Prishtina do të luajnë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim nga ora 15:00, shkruan Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur nga klubi kryeqytetas, FC Prishtina përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

Prishtina e eliminoi Dritën për të arritur në finale, kurse Ballkani rivalin lokal, Suharekën.

Ballkani është në garë edhe për titullin kampion po ashtu, ndërkaq për Prishtinën triumfi në Kupë është e vetmja rrugë për të dalë në Evropë këtë sezon.

Të ngjashme