Sport
Ekskluzive: Tifozët e Buducnostit nuk bëjnë kërkesë për të ardhur në Prishtinë për ndeshjen kundër Llapit
Demokracia
14:34 | 11 Korrik 2022

Share:

Një ndeshje shumë interesante do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku Llapi do të ndeshet me skuadrën malazeze Buducnosti në kuadër të Conference League, shkruan Demokracia.com.

Takimi i parë i zhvilluar në Podgoricë u mbyll me fitoren e vendasve me rezultat 2:0, por kjo sikur mbeti nën hije pasi tifozët vendas nuk ishin shumë mikpritës ku përveç fryrjeve ata edhe hodhën gjësende në drejtim të bankinës së Llapit.

Ndeshja kthyese po pritet me kërshëri derisa është lajmëruar se tifozët Varvari “Barbarët” do të jenë prezentë në stadiumin “Fadil Vokrri” por kjo gjë duket se nuk do të ndodhë.

Burime të Demokracia.com të afërta me klubin e Llapit mësojnë se tifozët e Buducnostit nuk kanë bërë asnjë kërkesë për të udhëtuar drejtë Prishtinës, ani pse Llapi është përgatitur dhe ka ndarë disa bileta për ta.

Krejt çfarë u ka mbetur atyre janë provikimet në rrjetet sociale ku e kanë paralajmëruar ardhjen derusa kanë  paraqitur edhe një hartë, përkatësisht vendin se për ku udhëtojnë. Dhe Prishtinën e Kosovën i kanë paraqitur në territorin e Serbisë.

Në anën tjetër mbështetja për Llapin do të jetë e madhe pasi stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur me tifozë.

Ndeshja Llapi – Buducnosti luhet të enjten nga ora 20:00.  /Demokracia.com

Të ngjashme