Lajme
As LVV-ja nuk i shpëton gjobës së Komunës së Prishtinës, ndëshkohet me 2 mijë euro
Demokracia
11:50 | 25 Janar 2021

Share:

Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka gjobitur edhe Lëvizjen Vetëvendosje, pasi ka shkelur Ligjin anti-COVID.

Me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave.

Për shkak të shkeljes së këtij ligji, Lëvizja Vetëvendosje është ndëshkuar nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Inspektorati komunal, shkruan Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku edhe shihet shuma prej dy mijë euro që është gjobitur ky subjekt politik.

Lexo edhe:

Fushatë në kohë pandemie, PDK-ja gjobitet me 2 mijë euro nga Komuna e Prishtinës

Përveç LVV-së, deri më tani nga Inspektorati i Prishtinës janë ndëshkuar të gjitha partitë shqiptare, LDK, PDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate. /Demokracia

Askush mbi ligjin!

As VV!

Grumbullim i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska!

Posted by Adonis Tahiri on E hënë, 25 Janar 2021

Të ngjashme