Lajme
Fushatë në kohë pandemie, PDK-ja gjobitet me 2 mijë euro nga Komuna e Prishtinës
Demokracia
11:24 | 25 Janar 2021

Share:

Inspektorati i Komunës së Prishtinës po vazhdon të ndëshkojë partitë që shkelin Ligjin anti-COVID.

Me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave.

Për shkak të shkeljes së këtij ligji, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është ndëshkuar nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Inspektorati komunal, shkruan Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur vet drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku edhe shihet shuma prej dy mijë euro që është gjobitur ky subjekt politik.

“Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka shkruar Tahiri në mbishkrimin e fotografisë.

Theksojmë se përveç PDK-së, me nga dy mijë euro janë gjobitur edhe LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate. /Demokracia.com

 

Askush mbi ligjin!

Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë.

Posted by Adonis Tahiri on E hënë, 25 Janar 2021

Të ngjashme