Arte
Artisti Petrit Halilaj ka një dhuratë të padëgjuar për presidentin gjerman
Demokracia
08:42 | 09 Qershor 2021

Share:

Artisti kosovar Petrit Halilaj i ka dhuruar një pjesë të shtëpisë së tij të djegur gjatë luftës presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vetë artisti, i cili shkroi në llogarinë e tij në Twitter, shkruan Demokracia.com
Halilaj poashtu shtoi se takimi me presindentin i kishte dhënë një emocion të veçantë.

“Ishte emocion i veçantë me u taku me Presidentin German Frank-Walter Steinmeier dhe zonjen Elke Büdenbender, e me pas mundesi me ju dhuru një pjesë të shtëpise se djegur ne vitin 1999 që tani ne ekspozite ka marrë formen e flutures shume te fala nga Gjermania i banen Nanes”, ka shkruar Halilaj në Twitter./Demokracia.com/

https://twitter.com/halilaj_petrit/status/1402275458394296320

Të ngjashme