Arte
Arti gjatë kohës së pandemisë Covid-19
Demokracia
14:54 | 10 Mars 2021

Share:

Një artiste tha që ajo vendosi të “hidhte hapin e parë” për t’u bërë piktore , sepse pandemia Covid-19 nënkuptonte që ajo nuk ishte në gjendje të aplikonte për punë.

Eden Mullane, 24 vjeçe, nga Wymondham, Norfolk, u paraqit në konkursin “Sky Arts Landscape Artist of the Year” muajin e kaluar.

Pjesa më e madhe e punës së saj përmban peisazhe të Xhamajkës, prej nga vinin gjyshërit e saj nga nëna, transmeton Demokracia.com.

Jamaican Blue Lagoon

Ajo tha se një udhëtim në Karaibe në vitin 2006 e ndryshoi jetën e saj, duke e lejuar atë të mësonte më shumë për kulturën tradicionale xhamajkane dhe puna e saj e parqitur në konkurs ishte kryesisht me peisazhe të Xhamajkës.

“Kjo ndryshoi gjithë këndvështrimin tim për jetën time dhe të qenit në gjendje të shihja se ku ishte rritur gjysja ime dhe sa ndryshe ishte nga jeta jonë në Mbretërinë e Bashkuar,” tha ajo.

Zonjusha Mullane tha se ajo ishte “mbingarkuar dhe e konsumuar” nga ngjyrat dhe kultura e Xhamajkës, e cila më pas ndikoi në punën e saj artistike.

Por vetëm vitin e kaluar ajo filloi të punonte si artiste me kohë të plotë, pasi pandemia Covid-19 nuk e lejoi atë të aplikonte për të punuar në një studio dizajni të tekstileve, për çka ajo është diplomuar.

“Brenda katër javësh shita mjaft piktura dhe kuptova thellë në zemrën time që gjithçka që vërtet dëshiroja të bëja ishte të pikturoja me kohë të plotë në mënyrë profesionale”, tha ajo.

Eden Mullane

Kjo çoi në paraqitjen e saj në Artistin e Vitit në Sky’s Landscape ku ajo ishte në gjendje të tregonte pikturën e shtëpisë familjare të gjyshes së saj. /Demokracia.com/

Të ngjashme