Lajme
Arrestohet zyrtari i Gjendjes Civile në Gjilan, dyshohet se regjistronte qytetarët kundërligjshëm
Demokracia
10:57 | 05 Maj 2022

Share:

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë te dyshuarin I.R. pasi dyshohet se i njëjti si person zyrtar i Shërbimit të Gjendjes Civile në fshatin Bresalc dhe në fshatin Verbicë e Zhegovcit ka kryer veprën penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se arrestimi i të dyshuarit erdhi pas hetimeve disamujore.

“I njëjti dyshohet se ka regjistruar disa persona ne kundërshtim me Ligjin e Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ 18/2013, konkretisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 32 të Ligjit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe me nenin 9 paragrafi 4 dhe neni 11 paragrafi 2 te Udhëzimit Administrativ 18/2013, duke regjistruar personat te ndryshëm ne Komunën e Novobërdës, e te cilët me pastaj kane përfituar pensione baze”, thuhet po aty.

Të ngjashme