Lajme
Arrestohet një person në Gjakovë, policia i gjeti kallashnikov dhe granata dore
Demokracia
20:33 | 09 Shtator 2022

Share:

Një person është arrestuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, pasi dyshohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia njofton se me datën 09.09.2022 rreth orës 17:00, ka kryer kontroll në fshatin Dobrosh-Gjakovë, në vendbanimin e të dyshuarit S.Q.

Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë automatike AK47 (e cila është konfiskuar si provë materiale) dhe disa granata dore.

“Me datën 09.09.2022 rreth orës 17:00, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë mbështetur nga Njësia për Reagim të Shpejt ka kryer kontroll në fshatin Dobrosh-Gjakovë, në vendbanimin e të dyshuarit S. Q., shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1939. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë automatike AK47 (e cila është konfiskuar si provë materiale) dhe disa granata dore”, thuhet në njoftimin për media.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme