Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti në bashkëpunim me disa persona të tjerë, e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.