Lajme
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e tri grave në Tiranë
Demokracia
19:42 | 01 Mars 2023

Share:

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e tre grave gjatë ditës së mërkurë në Tiranë.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Ramazan Hutra, ra në prangat e policisë në zonën e Sharrës.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Çuçi tha se policia me këtë rast dëshmoi profesionalizëm.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave!”, tha Çuçi.

Të ngjashme