ShowBiz
Ariana Grande pjesë e jurisë në The Voice
Demokracia
19:32 | 30 Mars 2021

Share:

Ariana Grande do të jetë pjesë e jurisë në sezonin e 21-të të The Voice.

Ariana Grande është këngëtare me famë botërore e cila numëron shumë këngë hite, shkruan Demokracia.com.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, surprizoi fansat e saj duke u dhënë lajmin se do të jetë pjesë e jurisë në kompeticionin The Voice.

Me imazhe të realizuara në skenën e The Voice, ajo tregoi se do të zë karrigen e Nick Jonas.

“Surprizë !!! Jam shumë e emocionuar, e nderuar dhe e ngazëllyer që së bashku me Kelly Clarkson, John Legend dhe Blake Shelton do të jem pjesë e sezonit të 21-të të The Voice! Nick Jonas do të na mungosh”, ka shkruar Grande.

https://www.instagram.com/p/CNDA_LglMUY/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë se albumi i fundit i këngëtares është ‘Positions’ i cili ishte tejet i suksesshëm. /Demokracia.com/

Të ngjashme