Arte
Ari Aster dhe Joaquin Phoenix kanë nisur një projekt të ri
Demokracia
18:30 | 19 Shkurt 2021

Share:

Thashethemet kanë qarkulluar për muaj me radhë se Ari Aster dhe Joaquin Phoenix kanë nisur një bashkëpunim dhe tani Deadline konfirmon që projekti po shkon zyrtarisht përpara, me financimin dhe prodhimin e kompanisë A24.

Aster punoi me A24 në filmat e tij të mirënjohur të horrorit “Hereditar” dhe “Midsommar”, transmeton Demokracia.com

Ndërsa Deadline raporton se filmi u ble pasi Phoenix u angazhua të luante, A24 “ishte gjithmonë në pozicionin pole” për të filluar filmin.

Filmi i Aster dhe Phoenix titullohet “Disappointment Blvd” dhe përshkruhet si “një portret intim, i një prej sipërmarrësve më të suksesshëm të të gjitha kohërave”.

Asnjë informacion i mëtejshëm rreth komplotit nuk është publikuar deri më tani.

Aster dhe Lars Knudsen janë vendosur të prodhojnë filmin me A24 përmes Square Peg.

Deadline raporton: “Sa i përket xhirmeve, edhepse data e fillimit është e nuk dihet, mendohet se Phoenix ta xhirojë këtë përpara ‘Kitbag’ të Ridley Scott, ku Phoenix do të luajë Napoleon Bonaparte. Scott aktualisht është duke përgatitur thrillerin e tij të krimit Gucci, duke e shtyrë xhirimin e Kitbag deri në vitin 2022″./Demokracia.com

Të ngjashme