ShowBiz
Arbana Osmani tregon këngën shqiptare që e përlot çdo herë që e dëgjon
Demokracia
15:23 | 25 Gusht 2023

Share:

Të gjithë e kemi të paktën një këngë që zë një vend të veçantë në zemrën tonë dhe që na jep emocione sa herë që e dëgjojmë.

Kështu, edhe kënga e Alban Skënderajt, “Unë dhe ti”, e emocionin Arbana Osmanin sa herë e dëgjon.

Këtë e ka zbuluar vetë ajo e cila teksa ndodhej në një dasmë së fundmi. Moderatorja ka ndarë një video nga momenti kur fillon kënga dhe është bërë emocionale duke iu mbushur sytë me lot. Teksa xhiron veten, në një moment ajo e kthen kamerën e telefonit edhe nga partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili gjithashtu duket se e përjetonte aq sa edhe ajo.

“Unë që emocionohem sa herë që dëgjoj këtë këngë.”-shkruan Arbana.

“Unë dhe Ti” është një ndër dedikimet romantike më të bukura në repertorin e Albanit që është kthyer në një himn dashurie.

Të ngjashme