Auto&Tech
Apple prezanton iMac-un e ri shumëngjyrësh
Demokracia
22:57 | 20 Prill 2021

Share:

Apple prezantoi sot në eventin Spring Loaded iMac-un e ridizenjuar me proçesorin M1 i cili është më i hollë se versionet e mëparshme, vetëm 11.5mm, dhe ofrohet në disa ngjyra të ndryshme.

Ky iMac ka një ekran 24 inç 4.5K me bezels shumë të ngushta në pjest anësore dhe të sipërme, mirëpo chin në pjesën e poshtme është akoma i pranishëm. Ekrani përdor teknologjinë True Tone Display nga Apple, e cila rregullon color temperature automatikisht. Tani pjesa e pasme e tij është tërësisht e sheshtë, duke reduktuar me 50% volumin e saj.

iMac i ri ka gjithashtu një kamera të update-uar, duke qenë se pandemia na ka detyruar të zhvillojmë shume konferenca online. Kjo kamera ka tashmë një sensor më të madh dhe rezolucion 1080p.

Një kabëll magnetik, shumë i ngjashëm me MagSafe, lidhet në pjesën e pasme të iMac. Modeli bazë do të vijë me 2 porta USB-C Thunderbolt në pjesën e pasme, ndërsa një version më high-end do të shtojë 2 porta të tjera USB-C jo thunderbolt dhe një headphone jack, çuditërisht.Gjatë këtij eventi u prezantuan gjithashtu tastiera, mouse-i dhe një trackpad që kombinohet me ngjyrat e iMac, të cilat do të jenë Blue, Green, Pink, Silver, Yellow, Orange dhe Purple.

Çmimet për iMac fillojnë nga $1,299 për 8GB RAM dhe256 SSD, dhe disa nga ngjyrat e lartpërmendura janë të rezervuara për modelin më high-end që fillon nga $1,499, që përfshijnë 16GB RAM dhe deri në 2TB SSD./Demokracia.com/

Të ngjashme