Auto&Tech
Aplikacioni Truth Social i Trump pritet të nisë më 21 shkurt
Demokracia
22:38 | 09 Janar 2022

Share:

Rrjeti i ri social i ish-presidentit Donald Trump, Truth Social, do të nisë në iOS më 21 shkurt, sipas një listimi në App Store.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aplikacioni po bëhet nga Grupi i Medias dhe Teknologjisë Trump (TMTG), kompania e re mediatike e Trump, e udhëhequr nga republikani, Devin Nunes.

Siç vënë në pah mediat, Truth Social duket shumë si një klonim i Twitter dhe dizajni i ngjashëm me Twitter i rrjetit social nuk është pothuajse i rastësishëm.

Twitter ishte “megafoni i preferuar” i Trump për vite me radhë, derisa atij iu ndalua përgjithmonë në janar të vitit 2021 menjëherë pas trazirave të 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së

Të ngjashme