Mesfushori i Anglisë, Declan Rice ka marrë valixhe shtesë në Katar, në mënyrë që ta sjellin në shtëpi trofeun e Kupës së Botës, nëse e fitojnë atë.
Mesfushori 23-vjeçar, i cili fitoi një vend në skuadrën prej 26 lojtarësh të Gareth Southgate pas një fillimi mbresëlënës të sezonit të Ëest Ham, mendon qartë se vendi i tij ka një shans të mirë për të fituar kompeticionin e këtij dimri.
Pasi mbërriti në St George’s Park – shtëpia e të gjitha 27 skuadrave kombëtare të Anglisë – Rice doli nga vetura e tij ku u pa me një valixhe shtesë e cila është “rezervuar” për trofeun e Kupës së Botës.
“Nuk ka asgjë në atë. Kjo është një rezervë,” i tha Rice shoferit, “Shpresoj se do ta sjell në shtëpi trofeun në këtë”, njofton SportBible, transmeton Demokracia.com.
Kombëtarja e Anglisë është në Grupin B me Iranin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsin.
Kupa e Botës në Katar nis më 19 nëntor dhe mbaron më 18 dhjetor./Demokracia.com/