Arte
Angelina Jolie dhe Salma Hayek në filmin e ri të Avengers me regji të Chloé Zhao
Demokracia
10:54 | 25 Maj 2021

Share:

Por në një botë që ka pak heronj pas ngjarjeve të “Avengers: Endgame”, nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për një seri të re superheronjësh që janë quajtur Eternals.

Kjo histori e vendosur në sfondin e peizazheve baritore të regjisores së “Nomadland” Chloé Zhao, bashkë me një tregim interesant të një bote postapoliptike, na sjell në trailerin e parë shumë pritje lidhur me filmin, transmeton Demokracia.com

“Ne kemi vëzhguar dhe udhëzuar. Ne i kemi ndihmuar ata të përparojnë dhe i kemi parë të bëjnë mrekulli”, thotë karakteri i Salma Hayek Ajak, ndërsa shohim se si Eternals u kanë ndihmuar njerëzimit  që nga fillimi i kohës me grupin e tyre të fuqive magjike. “Gjatë gjithë viteve, ne kurrë nuk kemi ndërhyrë – deri më tani”.

Grupi i Eternals përfshin aktorë të tjerë si Angelina Jolie, Richard Madden, Gemma Chan, Kumail Nanjiani, Lauren Ridloff dhe Brian Tyree Henry të cilët tentojnë të ndihmojnë njerëzimin në luftë me armikun e tyre më të lashtë Deviants, i bën ata përsëri së bashku.

Përveç efekteve speciale tani standarde të filmave nga Marvel, “Eternals” duket se dëshiron të kapë një ide të re për mënyrën se si mund të bëhen këta filma, përfshirë faktin që një regjisore si Zhao një film të tillë.

“Jo vetëm që Chloé bën filma të mrekullueshëm, të vegjël, personalë në një mënyrë të mrekullueshme, të vogël, personale, por ajo mendon në terma gjigandë të mëdhenj, kozmikë, të cilat përshtaten në mënyrë të përsosur me atë që ne donim të bënim”, tha Feige nga Marvel për Rolling Stone. “Eternals është një histori shumë e madhe, gjithëpërfshirëse, me shumë mijëra vjet. Dhe ajo e kuptoi”.

Filmi është i pari i Zhao-s pas fitores së saj historike në Oskar në prill, kur ajo u bë gruaja e dytë dhe gruaja e parë me ngjyrë që mori në shtëpi çmimin për Regjinë më të Mirë.

“Eternals” del në kinema më 5 nëntor 2021./Demokracia.com/

Të ngjashme