Arte
Ana de Armas tregon për vështirësitë e portretizimit të Merilyn Monroe
Demokracia
10:50 | 26 Janar 2021

Share:

Njëri nga filmat e shumëpritur nga Netflix, përpos komedisë “Don’t Look Up” është edhe filmi i bazuar në historinë e Merilyn  Monroe “Blonde”.

Filmi synon të jetë një atraksion i vërtetë për adhuruesit e kinemasë, raporton Demokracia.

Regjinë e “Blonde”do ta bëj Andrew Dominik dhe është bazuar në novelën e Joyce Carol Oates, e cila zhbiron botën e brendshme emocionale përmes fiksionit të ikonës së Hollywood.

Filmi vjen pas një pauze prej 9 vitesh të regjisorit, që vjen pas filmave “The Assassination of Jesse James”dhe “Killing Them Softly”.

Në një intervistë të fundit nga aktorja që do të portretizojë Monroe, Ana de Armas thotë “Të luaj Merilyn Monroe-n për mua është një gjë e madhe. Regjisori Andrew më zgjodhi mua menjëherë pas audicionit, mirëpo kishte shumë njerëz të tjerë që duhet të bindja se e meritoja rolin”.

Ajo poashtu theksoi faktin se për dikë me prejardhje kubane është një përvojë e veçantë të luajë në rolin e aktores ikonike.

“Ne e kemi parë Marilyn gjithmonë duke pozuar nëpër fotografi e buzëqeshur, por ajo ishte vetëm një pjesë e asaj që ajo po kalonte në atë kohë”, thotë de Armas.

Megjithatë aktorja zbulon se gjëja më e vështirë në pregatitjen e rolit ishte mësimi i të folurit me zërin e Marilyn, sa asaj iu desht të merrte një mësues./Demokracia.com

 

Të ngjashme