Lajme
AMMK: Kosova në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit për shkak të pluhurit të Saharës
Demokracia
10:59 | 28 Mars 2024

Share:

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka dalë me një sqarim lidhur me ditën e djeshme, ku kanë bërë të ditur se është vërejtur situatë e rënduar e cilësisë së ajrit.

Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit është regjistruar sidomos në stacionet në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë.

“Pluhuri i ardhur nga Sahara në Evropë që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit”, thuhet në këtë sqarim.

Sqarim!

Gjatë ditës së djeshme (27.03.2024) është vërejtur situatë më e rënduar e cilësisë së ajrit krahasuar me ditët tjera, në mënyrë të veçantë për Grimcat e Pluhurit PM10 dhe PM2.5.

Gjendje e rënduar e cilësisë së ajrit për parametrat PM10 dhe PM2.5 është regjistruar sidomos në stacionet në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Pejë.

AMMK sqaron opinionin e gjerë se kjo situatë ka ardhur si rezultat i kushteve meteorologjike në të cilat ndodhej vendi ynë. Sipas të dhënave meteorologjike të IHMK, Kosova gjatë këtyre ditëve ishte nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Pluhuri i ardhur nga Sahara në Evropë që ka përfshirë edhe Kosovën ka ndikuar në rritjen e vlerave të grimcave të pluhurit.

Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën dhe që manifestohet kryesisht me praninë e grimcave të pluhurit në ajër.

Të ngjashme