Arte
Ambasadori britanez mezi po pret ta shikojë filmin “Zgjoi”
Demokracia
13:40 | 03 Shkurt 2021

Share:

Mëngjesi i ditës së sotme nisi me një super lajm për kinematografinë kosovare. Filmi zgjoi fitoi 3 çmimet kryesore të një festivaleve më prestigjioze të filmit, transmeton Demkracia.

Të shumtë ishin figurat publike që folën lidhur me suksesin e filmit, e edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë ishte  një prej tyre.

Ambasadori Nicholas Abbot ka përgëzuar Blerta Bashollin, regjisoren e filmit dhe ka thënë se mezi po pret të shohë filmin “Zgjoi”.

“Urime Blerta Basholli për fitoren e Regjisorit më të Mirë në Festivalin e Filmit Sundance për filmin Zgjoi. Mezi pres ta shikoj! Është mirë të shohësh filma që adresojnë të kaluarën e Kosovës; ato na ndihmojnë të flasim së bashku për të ardhmen”, ka thënë Abbot.

“Zgjoi” ka fituar Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Publikut dhe Çmimin e Regjisë më të mirë./Demokracia.com

 

Të ngjashme