Lajme
Ambasadorët Hovenier dhe Abott shkojnë në Junik, e takojnë kryetarin Ruzhdi Shehu
Demokracia
18:15 | 22 Gusht 2022

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier së bashku me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë vizituar të hënën Komunën e Junikut.

Lajmin e bëri të ditur Hovenier, teksa vizitën e quajti të mrekullueshme.

Ata takuan kreun e Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu dhe anëtarët e ekipit të tij.

“Ne patëm një diskutim të mirë për potencialin e Junikut dhe prioritetet e zhvillimit ekonomik të komunës”, shkroi Hovenier në Twitter.

Të ngjashme