Arte
Alkent Pozhegu realizon portretin e Joe Biden duke përdorur drithëra dhe fara
Demokracia
16:49 | 18 Janar 2021

Share:

Artisti kosovar, Alkent Pozhegu i cili njihet për punët e tij artistike mjaft të veçanta, këtë herë ka realizuar portretin e Presidentit të Amerikës, Joe Biden.

Ai ka realizuar këtë portret duke përdorur drithëra dhe fara të ndryshme, më saktë rreth 120 kilogramë, raportojnë mediat e huaja.

Pozhegu ka thënë se këtë vepër arti e ka bërë për të falenderuar Presidentin Biden, për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Alkent Pozhegu është artisti që ka fituar tri herë çmimin Guiness./demokracia.com

Image may contain: one or more people

 

 

Të ngjashme