Arte
Alejandro Gonzalez Inarritu ka nisur xhirimet për filmin e tij të parë pas ‘The Revenant’
Demokracia
20:59 | 05 Mars 2021

Share:

Alejandro Gonzalez Inarritu është duke punuar në filmin e tij të parë me metrazh të gjatë që nga “The Revenant”.

Filmi i Inarritu përshkruhet si ” një produksion kolosal ” që do të xhirohet në Mexico City dhe me titull paraprakisht “Limbo “, transmeton Demokracia.com

Skenari i filmit, thuhet se eksploron “modernitetin politik dhe social të Meksikës”.

Edhepse pjesë të “Babel” të Iñárritu u filmuan në Meksikë, “Limbo” shënon filmin e parë të regjisorit të xhiruar tërësisht në Mexico City që nga debutimi i tij i parë në filmin “Amores Perros”.

Shumë pak detaje nga ky projekt janë të njohura, por është mësuar se “një pjesë nga xhirimet është filmuar në Mexico City dhe se ekipa e aktorëve ishin të veshur me costume nga vitet 90-ta”./Demokracia.com

Të ngjashme