Lajme
“Albin Zajednica kujton Deharin, është ironi”, “Peshkatar i shpirtërave” – Reagime të shumta ndaj Kurtit nga ish-bashkëpartiakët e tij
Demokracia
17:05 | 05 Nëntor 2023

Share:

Njëjtë edhe sivjet.

Në 7 vjetorin e vdekjes misterioze të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ai përkujtua, rikujtua dhe…politizua.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “dëshmor të ri” për të cilin “drejtësinë do ta kemi”.

“Drejtësia mund të vonojë e mund të pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harroj e nuk do të harrohet”, tha Kurti, ndërsa mbarë partia kreu homazhe te varri i të ndjerit.

Por, tashmë në këto kohëra të nxeta, jo vetëm në këtë 7 vjetor është risjellur emri i Deharit. Dhe atë në tone edhe më të forta; si kundërshtar i prerë i Marrëveshjes së Brukselit; përkatësisht “Zajednicës” që sot po jetësohet nga partia të cilës i takonte.

Tonet janë ashpërsuar skajshmërisht kur dy ditë më parë ishte deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili në kontekstin e pranimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe nga Albin Kurti, iu drejtua këtij të fundit se “ti je vrasësi i tyre”; përfshirë edhe aktivistët e VV-së më 2007 që protestin kundër Planit të Ahtisaarit, kauza të braktisura tashmë nga Kurti.

Ndërkaq ish-bashkëpartiakët dhe ish-kolegët aktivistë të Deharit, tash nga rradhët e PSD-së, kësaj here e rikutjuan mikun e tyre me një fotografi: “Edhe unë jam kundër marrëveshjes”.

Kjo për të shënuar krejt kauzën që mbronte Dehari – kundër Zajednicës – e që tash Kurti e përqafon me duar të hapura, e që madje nuk i pritet ta nënshkruajë.

Albin Zajednica, përkujton Astrit Deharin. Qe çka është ironia”, shkroi Frashër Krasniqi nga PSD.

Edhe kreu i PSD-së Dardan Molliqaj e rikujtoi Deharin, duke ia shtuar edhe kontekstin e ri – atë të pranimit të Zajednicës, kundër të cilës protestonte dhe qe burgosur Dehari; që edhe humbi jetën në rrethana ende të pazbardhura në atë burg.

Molliqaj tha se “janë bërë 7 vite pa drejtësi mbi rastin e Deharit” ndërsa në këtë përvjetor “ka edhe diçka të re”.

Aparati i mbyllur konceptual ruan monopolin e interpretimit. Marrëveshja ka tjetër emër. Kjo mjafton, jemi në linjë me historinë dhe idealet. Kaq lehtë ia hodhëm, kështu ua pret mendja atyre. Rasti tragjik i Astritit është ilustrimi më flagrant për nivelet e përbindshme ku mbërrin instrumentalizimi politik e pushtetor”, shkroi Molliqaj.

Ndërkaq edhe më i ashpër është shprehur ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi; ku Kurtit i atribuoi cilësi si “Peshkatar i shpitërave njerëzorë” dhe “manipilues e keqpërdorues i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve”.

Peshkatarët e shpirtrave njerëzorë Me pushtet absolut, me polici hetimore, me AKI, me Ministri të Drejtësisë, kontrollë të plotë mbi institutet dhe burgjet, laboratoret. Kërkojnë drejtësi nga dikush tjetër! Ky është manipulim e keqpërdorim i dhimbjes dhe emocioneve të njerëzve. Kjo hipokrizi nuk duhet të lejohet, kjo nuk duhet të rëndoj mbi supet e këtij vendi. Thirrni mendjes se i keni kalu të gjitha vijat e nderit e të respektit njerezorë jeni bërë peshkatarët e shpirtrave njerëzorë!”, ka shkruar Haki Abazi.

Reagimi i Kurtit në 7 vjetorin e vdekjes së Deharit:

7 vjet pa aktivistin, studentin, patriotin shembullor, Astrit Deharin.

7 vjet prej kur morëm lajmin e kobshëm se shokun tonë, aktivistin e Lëvizjes, studentin shembullor të mjekësisë, Astrit Deharin, e kanë mbytur në burgun e Prizrenit. 7 vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë e sundimit të ligjit mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit e raste të tjera, dhe pa u dënuar përgjegjësit e krimit. Drejtësia, prokuroria, gjyqësori duhet t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet në vendin tonë e kurrsesi t’i zvarrisin ato me muaj e me vite.

Lavdi jetës dhe veprës së Astritit, dëshmorit tonë të ri, ideali i të cilit do të jetë udhërrëfyes i përhershëm për Lëvizjen tonë.

Të ngjashme