Arte
Akuzohet sërish aktori Chris Noth
Demokracia
16:34 | 18 Dhjetor 2021

Share:

Aktori Chris Noth i njohur për rolin e tij në serialin “Sex and the City” është akuzuar nga dy gra për abuzim seksual ndaj tyre në vitet 2004 dhe 2015.

Ndërsa gruaja e tretë e akuzoi aktorin për dhunim ndaj saj në vitin 2010 kur ajo i kishte 18 vjet dhe punonte si mikpritëse dhe këngëtare e shfaqjes në Da Marino.

Noth, atëherë 55 vjeç, herë pas here vizitonte restorantin, zakonisht në gjendje të dehur, dhe të dy kënduan së bashku duete, tha ajo për median.

Ava tha se një herë u bashkua me të në tryezën e tij, ku ata folën për karrierën e saj dhe qytetin e saj të lindjes, Toronto.

Sipas “The Hollywood Reporter”, dy gratë e tjera u nxitën pasi seriali që e bëri të famshëm u rikthye dhe pati një impakt të fortë te to.

Zoe dhe Lily (pseudonimet e tyre), 40 dhe 31 vjeç, iu drejtuan tabloidit amerikan për të raportuar rastet e tyre dhe nuk e njihnin njëra-tjetrën.

Një një deklaratë, Noth, 67 vjeç, thotë se “marrëdhëniet ishin me konsensus të përbashkët” dhe akuzat i ka quajtur “kategorikisht të rreme”.

Zoe, thotë se Noth e përdhunoi atë në moshën 22-vjeçare në një apartament në Ëest HollyËood në vitin 2004, kur ai ishte 49 vjeç dhe në pikun e karrierës.
Në deklaratën e Lily, ngjarja ndodhi në një apartament në Nju Jork kur ajo ishte 25 vjeç dhe ai 60.

“Këto histori mund të jenë që para 30 vitesh apo ditësh, ‘jo’ gjithmonë do të thotë ‘jo’ dhe ky është një cak që nuk e kam kaluar. Marrëdhëniet ishin me konsensus. Është e vështirë të mos habitesh pse këto histori po dalin tani. Nuk e di pse, por di këtë: unë nuk i kam abuzuar këto gra”, thuhet në deklaratën e Chris Noth.

Të ngjashme